
Partia Demokratike i ka dhënë fund bojkotit parlamentar dhe është rikthyer në punimet e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të hëne.
Deputetët e opozitës, të drejtuar nga Sali Berisha, hynë në godinën e Parlamentit nga porta e Akademisë së Shkencave, duke shmangur hyrjen kryesore ku ishin mbledhur protestuesit.
Në momentin e mbërritjes, Berisha u shfaq në krye të grupit parlamentar demokrat dhe përshëndeti mediat me shenjën e dy gishtave.
Jashtë Kuvendit, protestuesit vijuan tubimin e tyre kundër mazhorancës, duke qëlluar me vezë disa automjete të deputetëve dhe duke hedhur parulla kundër qeverisë.
Rikthimi i demokratëve në sallën e Kuvendit vjen në seancën e parafundit parlamentare, pas një periudhe bojkoti të opozitës.






