Për të nëntën ditë radhazi, qytetarë të shumtë u mblodhën në Tiranë në protestën kundër qeverisë, duke marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re”, protestuesit kërkuan largimin e kryeministrit dhe ndryshim politik në vend.

Në protestë morën pjesë të rinj, të moshuar, gra, burra dhe familje me fëmijë, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e tubimeve edhe në ditët në vazhdim.

Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit turistik në Zvërnec, është zgjeruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, ku krahas çështjeve mjedisore janë artikuluar edhe kërkesa për drejtësi, prona, arsim, shëndetësi dhe ndalimin e emigrimit masiv.

Gjatë marshimit, qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e Ramës dhe për një “Shqipëri të Re”, duke e cilësuar protestën si një revoltë qytetare që nuk do të ndalet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu