
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, pritet të martohet me aktorin Callum Turner në një ceremoni luksoze që do të zhvillohet në Palermo të Italisë.
Sipas mediave italiane, çifti ka zgjedhur Sicilinë si destinacion për dasmën e tyre, e cila parashikohet të mbahet nga 5 deri më 7 shtator 2026, me një festë që do të zgjasë tre ditë.
Raportohet se lidhja e tyre me qytetin ka lindur gjatë pushimeve të fundit, kur ata janë parë duke vizituar qendrën historike dhe monumentet kryesore si turistë të zakonshëm.
Organizimi i eventit po ndiqet personalisht nga këngëtarja dhe përfshin rezervimin e një strukture luksoze për pritjen e të ftuarve.
Në listën e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur të industrisë së muzikës dhe modës, duke e kthyer këtë dasmë në një nga eventet më të përfolura të vitit.
Programi parashikon aktivitete të shumta, përfshirë darka në ambiente historike dhe aktivitete në det, duke e shndërruar ceremoninë në një festë ekskluzive për elitat ndërkombëtare.






