Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Greqi në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphit, ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, ku në fokus ka qenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik.

Gjatë këtij takimi, dy kryeministrat kanë diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe për përgatitjen e një dokumenti të ri për partneritetin strategjik Shqipëri–Greqi, për të cilin po punojnë ekipet përkatëse të ministrive të jashtme.

Në një reagim të tij, Rama theksoi se marrëdhënia me Mitsotakis mbështetet në një bashkëpunim të ndërtuar mbi ambicien për modernizimin e vendeve dhe ngritjen e raporteve në një nivel të ri. Ai u shpreh se synimi është kapërcimi përfundimtar i çështjeve të mbartura dhe arritja e një marrëveshjeje të re strategjike brenda këtij viti.

Kryeministri shqiptar pritet gjithashtu të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delphit, ku do të diskutohet mbi zhvillimet ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu