Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Athinë për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, ndërsa në axhendë është edhe një takim kokë më kokë me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi pritet të zhvillohet në vilën Maximos dhe shihet si një përpjekje për të rikthyer dialogun mes dy vendeve pas tensioneve të mëparshme.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë çështja e demarkimit të ujërave detare, e cila synohet të zgjidhet përmes Gjykatës së Hagës. Po ashtu, Shqipëria kërkon mbështetjen e Greqisë për avancimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Në tryezë mbeten edhe tema të tjera të rëndësishme, si ligji i luftës dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu