Një situatë alarmante mjedisore është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan, ku zona e ish-Kombinatit Metalurgjik është mbuluar nga shtëllunga të dendura tymi dhe një erë e rëndë që ka shqetësuar banorët.

Sipas dëshmive të banorëve, tymi është shfaqur në orët e para të mëngjesit, duke u përhapur me shpejtësi në zonat përreth. Ata raportojnë për vështirësi në frymëmarrje dhe irritime të forta, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për burimin e ndotjes, por dyshimet e para lidhen me aktivitete të pakontrolluara në territorin e ish-kombinatit, një zonë që prej vitesh konsiderohet problematike për mjedisin.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të identifikuar shkakun dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ata theksojnë se episode të tilla janë të përsëritura dhe përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e komunitetit.

Ndërkohë, pritet reagimi i autoriteteve mjedisore dhe strukturave të emergjencës për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu