Janë publikuar analizat mjekësore të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, duke hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan ditët e fundit për infektim me HIV/AIDS.

Sipas rezultateve të analizave të kryera jashtë vendit, nuk rezulton që Golemi të jetë i prekur nga virusi HIV, ndërsa konfirmohet vetëm një gjendje virale, pa lidhje me sëmundjen e përfolur.

Pretendimet për infektim u shpërndanë fillimisht në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe akuza se disa punonjës të bashkisë ishin gjithashtu të prekur. Këto deklarata janë mohuar kategorikisht nga Bashkia e Gjirokastrës, e cila i ka cilësuar si tërësisht të pavërteta dhe të fabrikuara.

Në një reagim zyrtar, institucioni theksoi se bëhet fjalë për një akt dezinformimi që synon të krijojë panik dhe të dëmtojë imazhin e kryebashkiakut dhe administratës.

Bashkia ka kërkuar nga organet ligjzbatuese që të nisin hetimet për identifikimin e personave përgjegjës për përhapjen e informacionit të rremë, duke paralajmëruar se raste të tilla përbëjnë vepër penale.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të verifikojnë burimet e informacionit dhe të shmangin shpërndarjen e lajmeve të pavërteta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu