Autoritetet në Austri kanë ngritur alarmin pasi në një kavanoz ushqimi për bebe është zbuluar helm për minj, duke shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë ushqimore.

Rasti u raportua nga një qytetar në rajonin Burgenland, i cili konstatoi se ushqimi ishte i kontaminuar, ndërsa fatmirësisht foshnja nuk e kishte konsumuar.

Policia bëri të ditur se kavanozi ishte manipuluar, duke ngritur dyshime për një akt të qëllimshëm kriminal. Sipas hetimeve, ekziston mundësia që edhe kavanoza të tjerë të kontaminuar të jenë ende në qarkullim.

Ndërkohë, kompania HiPP njoftoi tërheqjen nga tregu të produkteve të saj të shitura në supermarketet  në Austri, duke paralajmëruar se konsumimi i tyre mund të jetë potencialisht kërcënues për jetën.

Kompania theksoi se produktet kanë dalë nga fabrika në gjendje të rregullt dhe se kontaminimi lidhet me një ndërhyrje kriminale jashtë procesit të prodhimit.

Autoritetet kanë njoftuar se raste të ngjashme janë evidentuar edhe në Republikën Çeke dhe Sllovaki, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar autorët dhe për të parandaluar rrezikun për konsumatorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu