
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shreveport, në shtetin e Luizianës në SHBA, ku tetë fëmijë janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të rëndë familjar.
Sipas policisë, viktimat ishin të moshave nga 1 deri në 14 vjeç dhe u gjetën në tre banesa të ndryshme në zonën Cedar Grove, ku u raportuan të shtënat në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet bëjnë me dije se personi i dyshuar, i cili besohet se kishte lidhje familjare me disa nga viktimat, është qëlluar për vdekje nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër.
Pas ngjarjes, i dyshuari grabiti një automjet dhe tentoi të largohej, por u neutralizua nga forcat e rendit në një zonë pranë.
Policia e shtetit ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa autoritetet lokale e kanë cilësuar ngjarjen si një nga më të rëndat në historinë e qytetit.
Ndërkohë, emrat e viktimave dhe detaje të tjera nuk janë bërë ende publike.






