
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas tensioneve në protestën e opozitës në Bulevard.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla dënoi përdorimin e flamurit kombëtar gjatë akteve të dhunës, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm. “Përdorimi i flamurit kombëtar për të lajmëruar hedhjen e molotovëve është vula e turpit,” u shpreh ai.

Reagimi i tij vjen në një moment kur protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policia e Shtetit, si dhe me akuza të forta politike mes palëve.
Ndërkohë, edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përgëzoi policinë për reagimin, duke theksuar se është neutralizuar menjëherë rreziku nga personat që përdorën molotovë.
Lamallari deklaroi se “Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë”, duke akuzuar se gjatë protestës janë përdorur edhe të mitur për akte dhune.
Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës i kanë kundërshtuar këto qëndrime, duke i cilësuar protestat si reagim qytetar kundër qeverisë.



