Situata u tensionua mbrëmjen e sotme pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve hodhën fishekzjarrë dhe shishe molotov në drejtim të godinës së qeverisë, duke përshkallëzuar situatën në terren.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Policia e Shtetit, të cilat përdorën mjete me ujë për shpërndarjen e turmës dhe vendosjen e kontrollit.

Momente tensioni dhe përplasje u regjistruan në zonë, ndërsa situata mbetet në zhvillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu