Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal ndaj dy personave të identifikuar si “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”, të cilët i konsideron identitete fiktive. Sipas tij, këta emra janë përdorur për të ngritur kallëzime artificiale kundër tij.

Veliaj kërkon nga Prokuroria hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për procedimin penal, duke theksuar se ai nuk plotëson kriteret ligjore. Ai ka kërkuar gjithashtu identifikimin e autorit real që qëndron pas këtyre padive.

Në kallëzimin e tij, Veliaj kërkon hetim për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe çdo shkelje tjetër që mund të zbulohet gjatë procesit. Çështja pritet të kalojë në fazën e verifikimeve nga organet e drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu