
Një strehë për mace në ishullin grek Syros është në kërkim të vullnetarëve për t’u kujdesur për macet endacake dhe ato të shpëtuara nga rruga.
Organizata e quajtur “God’s Little People” ofron akomodim falas, shërbime utilitare dhe mëngjes, në këmbim të ndihmës për ushqimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj maceve që jetojnë në këtë strehë.

Sipas njoftimit, aplikantët duhet të kenë eksperiencë me macet dhe të jenë të gatshëm të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë, pasi puna kërkon përkushtim dhe kujdes të përditshëm ndaj kafshëve.
Kjo mundësi është bërë virale edhe më parë në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kanë cilësuar si “punën e ëndrrave”, duke jetuar në një ishull grek të rrethuar nga qindra mace.

- Formulari i aplikimit:
https://syroscats.com/volunteering/
Aktualisht aplikimet për 2026 janë mbyllur për shkak të kërkesës së madhe, por ato pritet të hapen përsëri për sezonin 2027 në vjeshtë.



