Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka marrë pjesë në një iftar në qytetin e Kavajës, me ftesë të deputetes Ilva Gjuzi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi, solidariteti dhe më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit.

“Ky muaj i bekuar i Ramazanit është një muaj që na fton për reflektim, solidaritet dhe më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit. Në Ramazan përpiqemi të kontrollojmë gjuhën dhe zemrën; nëse gjuha gabon, shpresoj që zemra të na falet,” shkruan Balla.

Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë për një iftar të begatë dhe një Ramazan të bekuar.
Iftaret gjatë muajit të Ramazanit organizohen në qytete të ndryshme si pjesë e traditës së bashkimit dhe solidaritetit mes besimtarëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🌙 Sonte isha i ftuar për një Iftar në qytetin e Kavajës me ftesë të deputetes Ilva Gjuzi. Ky muaj i bekuar i Ramazanit, është një muaj që na fton për reflektim, solidaritet dhe më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit. Në Ramazan përpiqemi të kontrollojmë gjuhën dhe zemrën; nëse gjuha gabon, shpresoj që zemra të na falet. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet të gjithëve!

Ju uroj një iftar të begatë dhe një Ramazan të bekuar! 🤲✨

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu