Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, bëri thirrje që Kuvendi i Shqipërisë të shprehet me urgjencë në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit pas dhunës në protesta, si edhe të miratojë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Balla theksoi se uniforma e policisë është e paprekshme dhe se Shqipëria nuk mund të pranojë akuza që, sipas tij, hedhin baltë mbi luftën çlirimtare të Kosovës.

 

Fjala e plotë

Së pari në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ua t’i bëj 1 thirrje Partisë Demokratike të distancohet nga dhuna e përsëritur në protestat e thirrura nga kjo parti. Cdo parti politike ka të drejtë legjitime të protestojë dhe kjo është e garantuar në Kushtetutë dhe ligj, por çdo parti politike apo formacion që thërret një protestë mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave.

Duket qartë që personat e përfshirë në aktet e dhunës janë persona të nxitur, të dyshuar, të paguar për të kryer ato akte dhune.

Kjo është çështja e parë dhe mendoj që Partia Demokratike, një anëtare e Partisë Popullore Europiane duhet të distancohet nga këto akte dhune, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

I urojmë shërim të shpejtë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Dhe të kërkojmë nga Prokuroria aplikimin e të gjitha atyre masave shtesë që kemi marrë në vitin 2019–2020 për paprekshmërinë e uniformës së policit të shtetit, mos harroni asnjëherë që punonjësit e Policisë së Shtetit kanë derdhur gjak dhe vënë në rrezik jetën e tyre në këto raste.

 

E dyta zoti kryetar i Kuvendit për procedurë ishte propozim zoti kryetar dhe besoj që edhe ju duhet të mbani shënim, Kuvendi i Shqipërisë duhet të shprehet për këtë çështje tjera që kam.

Zonja e zotërinj deputetë.

Popull shqiptar që na ndjek sot nga kjo seancë.

Jemi sot në një seancë pak ditë nga një aktakuzë e turpshme.

 

Ditën e hënë jemi njohur me një aktakuzë të turpshme në ngarkim të 4 udhëheqësve të UÇK-së.

 

180 vjet burg janë kërkuar ndaj udhëheqësve të UÇK-së një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjërin nga personat e marrë përgjegjës penal të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur gjë e tillë.

Vetëm për Ratko Mladiç është kërkuar 40.

Kërkesa për procedurë është Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë punimet menjëherë, të ngarkojmë zotin Hasani dhe zotin Shehu në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë, e cila duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve në Kuvendin e Shqipërisë për t’i bërë qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se Shqipëria dhe shqiptarët, populli shqiptar nuk mund ta pranojnë 1 baltë të tillë.

Hedhur kundër 1 lufte çlirimtare, sikurse ka qenë ajo e popullit shqiptar të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo deklaratë e Kuvendit të Shqipërisë duhet të miratohet menjëherë dhe ti që i ke shërbyer gjithë jetën tënde Serbisë, liro atë foltore se lë nam.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu