Washington, Shtetet e Bashkuara – Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka ndërmarrë një ndërhyrje të rrallë politike, duke bërë thirrje për “unitet” pas vrasjes së dy personave nga agjentë federalë gjatë bastisjeve për emigracionin në Minneapolis.

Deklarata u bë gjatë një interviste për emisionin “Fox and Friends”, në kuadër të promovimit të dokumentarit autobiografik që pritet të publikohet këtë javë. Duke komentuar ngjarjet dhe protestat e pasuara në Minneapolis, Melania Trump u shpreh kundër dhunës dhe u bëri thirrje qytetarëve që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.

“Duhet të bashkohemi. Po bëj thirrje për unitet,” u shpreh ajo, duke shtuar se bashkëshorti i saj, presidenti i SHBA-së, ka pasur një bisedë me autoritetet lokale për të garantuar qetësinë dhe shmangien e trazirave.

Deklaratat e Zonjës së Parë vijnë në një moment tensionesh të larta në Shtetet e Bashkuara, ku operacionet federale kundër emigracionit dhe reagimet e forcave të rendit kanë shkaktuar protesta dhe debat të gjerë publik.

Burimi: FOX NEWS / AFP

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu