Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur vlerësime të veçanta për kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë një fjalimi në Knesset, ku Rama ishte i ftuar zyrtarisht.

Ti qëndron mbi të tjerët dhe nuk e kam thjesht në kuptimin fizik, por në kuptimin moral”, u shpreh Netanyahu, duke theksuar qartësinë dhe kurajën e Ramës në qëndrimet e tij.

Kreu i qeverisë izraelite vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke i cilësuar ato si më të mirat ndonjëherë, si në nivel qeveritar, ashtu edhe në raportet personale mes dy liderëve.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë. Kur shoh dy kokat e shqiponjës që shohin në dy drejtime, shoh simbolin e së shkuarës dhe të ardhmes, por edhe bashkëpunimin që po bëhet më i fortë”, tha Netanyahu.

Ai përdori një metaforë të fortë simbolike për Shqipërinë, duke theksuar:

Shqipëria po hap krahët si shqiponja në flamurin tuaj.”

Netanyahu vlerësoi gjithashtu empatinë e kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një tipar të rrallë mes liderëve botërorë.

Kam takuar shumë liderë. Zakonisht shohin vetëm interesin e vendit të tyre. Por këtu ka diçka më të thellë, që ndodh vetëm me liderë të veçantë: empatia. Ndihet në ajër. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli e kupton Shqipërinë”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, Netanyahu foli edhe për fazën e ardhshme të konfliktit në Gaza, duke nënvizuar se objektivi mbetet çarmatosja e Hamasit.

Faza tjetër është shpërbërja dhe çarmatosja e Hamasit dhe e Gazës. Duam ta përshpejtojmë këtë fazë, sepse sa më shumë të zgjasë kjo situatë, aq më e vështirë bëhet përfundimi i misionit”, tha kryeministri izraelit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu