Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se protesta e nesërme do të jetë, sipas tij, “gjykimi qytetar” ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes aktuale.

Në një njoftim për shtyp, Berisha e cilëson ditën e nesërme si “provën e madhe të guximit, revoltës dhe ngadhënjimit qytetar”, duke e përshkruar situatën politike në vend si më të rëndën që nga periudha e diktaturës komuniste.

Sipas Berishës, qytetarët opozitarë do të “gjykojnë” një kryeministër që ai e akuzon për lidhje me krimin e organizuar, shkelje të Kushtetutës dhe cenim të lirive demokratike, veçanërisht të votës.

Kreu i PD-së pretendon gjithashtu se gjatë dhjetë viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar mbi 1.1 milion qytetarë drejt vendeve europiane, duke e cilësuar qeverinë aktuale si “organizatë kriminale” pa precedent në Europë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu