Rreth orës 10:00 të mëngjesit të së mërkurës, Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka mbërritur në qytetin e Vlorës, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortë të posaçme sigurie.

Pas hyrjes në qytet nga rruga Transballkanike, eskorta është drejtuar përgjatë Lungomares, për të vijuar më pas në zonën e Ujit të Ftohtë, ku Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve të zonës. Ajo ka qëndruar për disa minuta në ambientet e hotelit dhe më pas është larguar sërish, nën shoqërimin e eskortës dhe forcave të Policisë së Vlorës.

Më tej, itinerari i vizitës ka vijuar drejt zonës së Novoselës, pranë Hidrovorit, për të vazhduar më pas drejt Zvërnecit. Në axhendën e lëvizjeve ka qenë gjithashtu edhe Porto Novo, një nga zonat bregdetare më të njohura të Vlorës.

Vizita e Ivanka Trump është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi qëllimin e ndalesave në këto zona.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu