Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën në një kantier ndërtimi, pasi është goditur aksidentalisht nga një fadromë.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e urgjencës, por punëtori kishte ndërruar jetë dhe nuk ka mundur t’i jepet ndihmë mjekësore.

Policia njofton se viktima është shtetasi K. H., 45 vjeç, i cili po punonte në të njëjtin kantier ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur gjatë manovrave të kryera nga drejtuesi i mjetit të rëndë, një fadromë, e drejtuar nga shtetasi E. P., 26 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 45-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i fadromës është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu