Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, ka pësuar gjatë orëve të natës një rrëshqitje të skarpatës, duke sjellë bllokimin e një korsie qarkullimi.

Si pasojë e reshjeve të shiut, balta dhe inertet kanë përfunduar në asfalt, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe nga Tirana drejt Peshkopisë.

Pavarësisht investimeve të mëdha dhe shpenzimit të miliona lekëve për këtë segment rrugor, rrëshqitjet e dherave janë një problem i përsëritur sa herë ka reshje në këtë zonë, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore dhe qëndrueshmërinë e veprës.

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po orienton drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, ndërsa aktualisht mungojnë tabelat paralajmëruese që sinjalizojnë bllokimin e një korsie, çka rrit rrezikun për aksidente.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu