
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për vrasjen e Martin Canit, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik dhe riktheu vëmendjen te dhuna mes të miturve.
Mario Përlleshaj – i mitur në kohën e ngjarjes – është shpallur fajtor edhe për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit.
Si autori, ashtu edhe viktima, ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në kryeqytet. Rasti shkaktoi reagime të forta në publik dhe ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe menaxhimin e konflikteve mes të rinjve.
Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i jep fund një procesi gjyqësor të ndjekur me interes të lartë nga opinioni publik për shkak të rrethanave të rënda dhe moshës së protagonisteve të përfshirë.






