
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me tone të ashpra ndaj kreut të partisë “Mundësia”, ish-deputetit të PD-së Agron Shehaj, pas deklaratave të tij në sallën kuvendit.
Në replikën e tij, Balla shprehet se Shehaj përpiqet të marrë vëmendje përmes retorikës së tepruar:
“E dëgjoj shpesh këtë deputetin, që për t’u bërë interesant për rrjetin e tij social, bërtet. Dhe kujton se është interesant edhe kur ia fut kot.”
Më tej, Balla i drejtohet Shehajt me një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të ashpër:
“Ti, kur të përmendësh emrin tim, laj gojën. Po bëj gargarë. Bëje gargarën me ujë të kripur të Vlorës.”
Kreu i grupit parlamentar i kujtoi akuzat që e lidhin me ish-kreun e PD-së, Lulzim Bashën:
“Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017… Kujdes se mos të bën të penduarin Luli.”







