Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, është pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili kërkoi sqarime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.
Dumani u shpreh se për SPAK nuk ekzistojnë të paprekshëm, duke theksuar se çdo hetim zhvillohet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rendësi emrat por vetëm provat”, theksoi kreu i SPAK.
Pyetja e Luçiano Boçit: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën?
Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Në çdo procedim penal hetohet fillimisht në drejtim të faktit penal dhe më tej një drejtim të autorëve të veprës penale.
Të gjitha këto raste që përmendi prokurorët kryejnë hetime të gjithanshëm. Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rendësi emrat por vetëm provat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu