
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue (BGD)”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman.
Forumi fokusohet në sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes, duke mbledhur liderë shtetesh, drejtues institucionesh ndërkombëtare dhe figura të rëndësishme të biznesit botëror.
Rama njoftoi se është i ftuar si një nga dy folësit e sesionit përmbyllës të forumit, së bashku me Presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
🇦🇱🤝🇩🇪 “Në Berlin Global Dialogue – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen,” shkroi Rama.




