Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, duke ofruar 25 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Raporti thekson nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse të Kodit Zgjedhor dhe për masa konkrete për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rekomandimet kryesore përfshijnë:

  • Depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe ndalimin e zëvendësimeve të minutës së fundit.
  • Trajnime të standardizuara për ekipet e numërimit të votave.
  • Edukim të zgjeruar për votimin elektronik.
  • Ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore për fushatë.
  • Rregullimin e reklamave politike në media dhe rrjete sociale.
  • Hetim të plotë dhe të shpejtë për shkeljet zgjedhore.
  • Masa për rritjen e përfaqësimit të grave në politikë.

ODIHR shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke i cilësuar si hapa të domosdoshëm drejt përputhjes me angazhimet ndërkombëtare dhe standardet demokratike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu