
Pas paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën po hetohet.
“Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua,” u shpreh Doshi me ironi, duke iu referuar situatës së tij para hetuesve. Ai shtoi: “Siç ka thënë edhe Erioni… kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne”, duke bërë një krahasim me deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kur ky i fundit u paraqit në SPAK muaj më parë.
Tom Doshi mori 3 deputetë në zgjedhjet e 11 majit, por me pas dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.