Sasia prej 61 kg drogë e kapur në Rinas raportohet se ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt vendit tonë.

Sipas burimeve, kanabisi me përqindje të lartë THC u gjet e ndarë në dy valixhe, ndërsa mësohet se ka vlerë shumë të madhe në treg.

Në pranga ranë dy shtetas kinez, ndërsa kanë qenë autoritetet e huaja, që pas sinjalizimit të lëndës narkotike, lajmëruan vendin tonë.

Dy shtetasit kinezë u ndaluan dhe arrestuan në aeroportin e Rinasit, ndërsa rasti është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu