
Fitorja e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë ka ndezur një valë festimesh në mbarë vendin.
Tifozët kuqezi kanë “pushtuar” rrugët e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Prishtinës, si dhe qytetet shqiptare në diasporë, duke krijuar një atmosferë elektrizuese dhe krenarie të jashtëzakonshme.
Në kryeqytet, mijëra qytetarë të mbledhur për të ndjekur ndeshjen në ekranin gjigant shpërthyen në brohoritje, këngë patriotike dhe valle popullore sapo u vulos triumfi i kuqezinjve në tokën serbe.
Pamjet nga qytetet e tjera tregojnë makina të mbushura me flamuj kombëtarë, fishekzjarrë dhe thirrje “Shqipëri! Shqipëri!”, duke kthyer natën në një festë që do të mbahet gjatë në kujtesë.
Ky sukses vjen si një moment historik për futbollin shqiptar dhe përkon me entuziazmin e madh të tifozëve që i japin zemër Kombëtares drejt rrugës për në Botërorin 2026.
View this post on Instagram