
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike dhe aleatët e saj po fokusohen te modeli i zgjedhjeve, jo te emrat e kandidatëve.
“Ne kemi diskutuar me aleatët për modelin që do ndjekim në këto zgjedhje. Këto janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. Partia Demokratike, siç kam shpjeguar, është marrë me modelin, jo me emrat,” tha Berisha.
Ai shtoi se ende nuk ka vendosur për formën që do të marrë një kandidat i caktuar: a do të jetë kandidaturë politike e PD-së, e koalicionit, apo një kandidaturë e pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë e opozitës. “Ky është pikërisht konflikti më i madh – modeli që do të ndiqet. Por kandidatët që kemi janë të pakrahasueshëm me ‘korbën e kovidit’. Nga gara nuk tërhiqemi,” u shpreh Berisha.
Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë për të mbështetur modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita, duke shtuar se mund të ndodhë, por nuk e konfirmoi me siguri.