Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 17, duke përfshirë modelin e ri iPhone 17 Air, të cilin CEO i kompanisë, Tim Cook, e cilësoi si “ndryshe nga çdo gjë që kemi krijuar më parë”.

Me një trashësi prej vetëm 5.6 mm, iPhone 17 Air është telefoni më i hollë i prodhuar ndonjëherë nga Apple dhe kushton 999 dollarë. Pajisja vjen me çipin më të fuqishëm të kompanisë deri më tani, A19 Pro, dhe ofron deri në 40 orë video playback, duke premtuar një ditë të plotë autonomie.

Veç iPhone 17 Air, Apple prezantoi edhe:

  • AirPods Pro 3, me anulim zhurme të përmirësuar dhe përkthim në kohë reale.
  • Apple Watch Series 11, me 5G, jetëgjatësi të baterisë të zgjatur dhe funksione të avancuara për monitorimin e shëndetit, përfshirë njoftimet për hipertension dhe vlerësimin e gjumit (Sleep Score).

Gjatë eventit në Cupertino, Kaliforni, Apple prezantoi gjithashtu iPhone 17 Pro, i cili sjell:

  • Kamera Fusion 48MP me 8x zoom.
  • iOS 26 dhe inteligjencën artificiale të integruar, Apple Intelligence.
  • Autonomi të baterisë të përmirësuar dhe dizajn premium.

Sipas Cook, qëllimi i kësaj linje të re është që Apple të mbetet në pararojë të inovacionit dhe të tregojë se mund të konkurojë fuqishëm në garën globale të inteligjencës artificiale.

📱 Modelet kryesore të prezantuara:

  • iPhone 17 Air
  • iPhone 17
  • iPhone 17 Pro
  • iPhone 17 Pro Max

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu