Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur që një punonjëse është pushuar padrejtësisht nga puna, pasi e kishte quajtur shefin e saj “trap” gjatë një debati emocional. Kerrie Herbert, e cila punonte si supervizore në kompaninë Main Group Services, u ndëshkua pa paralajmërim pas një përplasjeje me drejtuesit e firmës, të cilët ishin edhe të afërm të saj.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2022, kur Herbert zbuloi dokumente që lidheshin me kostot e punësimit të saj dhe dyshoi se do të shkarkohej. Gjatë një takimi me menaxherët, ajo shpërtheu emocionalisht dhe tha: “Vetëm për shkak të ju dy kokëbo..ve kam qëndruar.”

Menaxheri reagoi menjëherë duke e pushuar nga puna në vend, pa ndjekur procedurat disiplinore të parashikuara në kontratë. Gjykatësja Sonia Boyes vendosi se komentet ishin “të papërshtatshme dhe të pakuptimta”, por nuk përbënin arsye të mjaftueshme për largim të menjëhershëm nga puna.

Gjykata e punës e cilësoi shkarkimin si të nxituar dhe të bërë “në nxehtësinë e momentit”, duke theksuar se Herbert nuk kishte histori të mëparshme me sjellje të pahijshme. Ajo u shpërblye me mbi 40,000 dollarë për largim të padrejtë dhe shpenzime ligjore.

Ky rast ngre pyetje mbi kufijtë e sjelljes në vendin e punës dhe rëndësinë e ndjekjes së procedurave ligjore nga punëdhënësit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu