Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në Essen të Gjermanisë. Një 18-vjeçar, që sipas mediave vendase dyshohet të jetë me origjinë nga Kosova, goditi me thikë mësuesen duke e lënë atë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kolegj profesional ku ai ishte student. Sipas asaj që raporton Bild, 18-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia.

Sa i takon mësueses, ajo ka marrë një plagë në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu