
Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka kryer së fundmi një kirurgji për heqjen e një cope të lëkurës së prekur nga kanceri.
Siç shkruajnë mediat e huaja, operacioni u krye me metodën Mohs, një teknikë që heq indin e infektuar deri në zhdukjen e plotë të qelizave kancerogjene.
Ky nuk është hera e parë që Biden përballet me kancerin. Dy vjet më parë, ai i kishte hequr një lezion bazal në gjoks, ndërsa në mars të këtij viti u diagnostikua me kancer prostate të formës agresive. Zyrtarët thanë se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që e lejon menaxhimin efektiv të sëmundjes.
82 vjeçari ka përjetuar humbje dhe sfida të mëdha të lidhura me kancerin në familjen e tij: djali i tij Beau vdiq nga një tumor në tru, ndërsa bashkëshortja Jill ka pasur dy lezione kancerogjene të hequra.
/tvklan