Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka prezantuar sot librin e saj më të ri “Para se të iki”, dhe ata që i shkuan për mbështetje nuk ishin demokratët.

Ka qenë Ministri i Shtetit, Taulant Balla dhe socialistja Ermonela Felaj, të cilët kanë uruar kolegen për suksesin e ri. Për Taulant Ballën, “këshillat e një kolegeje nga opozita janë të mirëpritura edhe kur vijnë përmes një libri”, teksa ka postuar dhe një foto në krah me Açkën.

Teksa dhe Ermonela Felaj shihet e buzëqeshur me shkrimtaren demokrate, ajo shkruan në facebook:

“Kur gjendesh me dikë, edhe ne politikë, thyhen barrierat.

Mesa duket aspektet njerëzore bashkojnë, sikundër fjala e ndjerë e Fluturës shkrimtare, pa asnjë dyshim.

I dëshiroj më të mirën @FluturaAçka; sakaq librin e saj këtë herë, do e lexoj dhe si “dëshmitare”.

Flutura Açka ditën e sotme është përshëndetur me Kuvendin, pas një deklarate për shtyp të dhënë sot në ambientet e parlamentit. Ajo nuk arriti të fitonte përsëri mandatin e deputetes dhe për këtë arsye ka bërë përgjegjës kryesorë Sali Berishën dhe vartësit e tij, kryesisht Gazment Bardhi./Newsbomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu