
Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës, kanë vënë në pranga një 55-vjeçar serb, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Gjatë kontrolleve në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u ndalua shtetasi G. S., 55 vjeç, i cili po kërkohej nga Gjykata e Mainz-it me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të evazionit fiskal dhe përfitimit të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.
Ndalimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit, përmes Interpol Tiranës, dhe partnerëve gjermanë. Aktualisht, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.