Pas influenceres që lahej në ujëra me jashtëqitje në Afrikën e Jugut, vjen një tjetër “perlë” nga bota e rrjeteve sociale: një nënë influencuese ka përfunduar në spital me dëmtime në shpinë, pasi provoi një trend qesharak e të rrezikshëm të TikTok-ut.

Mariana Vasiuc, e njohur për “këshillat e saj të mençura” për jetën e përditshme, u filmua duke provuar sfidën virale të Nicki Minaj – një pozë akrobatike mbi një enë me formulë për foshnje, të vendosur mbi një tenxhere, ndërsa mbante veshur taka të larta dhe të holla. Po, seriozisht.

Në video, ajo përpiqet të ekuilibrohet mbi një banak kuzhine, me ndihmën e dikujt që i mban dorën. Por sapo dorën ia lëshojnë, Mariana përfundon drejt e në tokë, pasi tenxherja i rrëshqet nga poshtë. Rezultati: dhimbje, turp dhe një video virale që s’do ta harrojë kollaj.

Në përshkrimin e videos, ajo shkroi filozofikisht:
“Ironia? Karma? Apo thjesht jeta, e cila gjithmonë na vë në provë forcën në momentin më të papritur.”

Jo moj zemër. Është thjesht… TikTok + taka + tenxhere + tronditje në tru.

Ky trend, frymëzuar nga një pozë e Nicki Minaj në klipin e vitit 2013 “High School”, është rikthyer fuqishëm në TikTok. Por çfarë dikur ishte artistik, sot është shndërruar në një cirk rreziku, ku njerëzit përpiqen të imitojnë gjithçka për një klikim më shumë – edhe nëse kjo do të thotë të dalësh me qafë të thyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu