Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas konstatimit të një ndërtimi të paligjshëm në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese po ndërtohej pa leje një objekt i ri. Si rezultat i ndërhyrjes:

  • U arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç, inxhinieri që drejtonte punimet, dhe A. D., 28 vjeç, punëtor ndërtimi.
  • U shpall në kërkim pronari i banesës, S. I., 37 vjeç, për llogari të të cilit po ndërtohej objekti.
  • U procedua penalisht në gjendje të lirë babai i pronarit, shtetasi B. I., i cili mbikëqyrte punimet në terren.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia thekson se kontrollet për parandalimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje dhe zënieve të hapësirave publike do të vijojnë me intensitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu