Pogradec Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec. Një 32-vjeçar njoftoi Policinë vendore se gjatë punimeve në banesën e tij për rikonstruksionin e saj në fshatin Gurras, kishte gjetur një armë dhe sasi municioni të murosura.

Burime zyrtare konfirmuan sot (8 korrik) ngjarjen dhe se referuan materialet në prokurori për rastin.

Kallëzimi ishte bërë nga E. N., 32 vjeç, banues në Gurras, se ndërkohë që kryente punime në banesë, ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu