
Tiranë– Lirohet një hapësirë e zënë në mënyrë të kundërligjshme, e kthyer në vendparkim automjetesh në zonën ne Astirit në kryeqytet.
Nën akuzë edhe 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën në mënyrë të paligjshme, ndërsa u hoqën edhe automjetet e parkuara aty.
“Si rezultat i patrullimeve dhe i verifikimeve të kryera sistematikisht dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të IMT-së, konstatuan se një hapësirë publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe ishte kthyer në vendparkim automjetesh”, njoftoi policia.