Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga Greqia duhet të numërohen njësoj si të gjitha ato të ardhura nga Diaspora, ende nuk ka nisur ky proces, pavarësisht se duhej të kishte filluar pas zbardhjes së vendimit.

Për këtë arsye, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë të premten në orën 09:30 seancë publike ku pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste “për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë”.

Kërkesa e socialistëve vjen pasi KAS-i ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e numërimit të votave nga Greqia.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvilloi dy ditë më parë seancën ku vendosi rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndarë veç zarfet me votat e ardhura nga Greqia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu