Për drejtuesin politik të diasporës në PS, Taulant Balla, pengesat që PD po i bën numërimit të votës së diasporës janë një alibi për humbjen.

Procesi i numërimit të votave të diasporës është ndërprerë.

Partia Demokratike vendosi të ndryshonte numëruesit e saj pas kontestimeve për zarfet e mbërritura nga Greqia.

Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e Parkut Olimpik, ku përfaqësuesit e maxhorancës akuzuan administratën e KQZ-së, por edhe numëruesit e PD-së për bllokim të procesit.

Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nisë procesi, pasi deri më tani po bëhej ndarja e zarfeve B, që përmbajnë adresën e zgjedhësit, nga zarfi A, që përmban fletën e votimit.

Balla u shpreh se aktet e numëruesve përbëjnë vepër penale që dënohet me burg, ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu, u shpreh se opozita nuk gëzon besim te procesi i votimit nga jashtë, në shtetin e Greqisë.

Ndërsa Noka deklaroi:

“Pa diskutim, informacionet tona janë të bollshme, por votat në thasët e Taulantit do të numërohen një për një. Thasët e Taulantit do të veçohen.”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu