Edi Rama ironizon sërish opozitën: Në videon e së dielës, vihet në lojë programi i PD për “Made in Albania”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar, si çdo të diel, një video të animuar humoristike në rrjetet sociale, ku personazhe të përhershëm janë liderët opozitarë si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj, të cilët paraqiten në situata satirike.

Këtë herë, shënjestra kryesore është programi i Partisë Demokratike për nismën “Made in Albania”.

Në videon e publikuar, Rama ironizon mënyrën sesi opozita trajton zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e prodhimit vendas. Përmes toneve sarkastike dhe skenave të animuara, videoja sugjeron se propozimet e opozitës janë të paqarta, kontradiktore dhe të paarritshme.

Kjo formë komunikimi vizuale është kthyer tashmë në një ritual javor të kreut të qeverisë, që përdor humorin për të sulmuar kritikët dhe për të promovuar politikat e tij.

Ndërkohë që kryetari i PD, Sali Berisha ka nxjerrë një video me këngë popullore për bufin dhe me një video me pamje nga përplasjet e policisë ndër vite me qytetarët në protesta.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu