Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën malore të Pashtrikut në Has, ku pas disa ditësh kërkimesh intensive, është gjetur i pajetë 27-vjeçari Ajet Lleshi. I riu kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 6 prill, kur kishte dalë në mëngjes për gjah dhe nuk ishte kthyer më.

Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët nisën menjëherë kërkimet, duke u ndarë në drejtime të ndryshme me shpresën për ta gjetur. Edhe pse Policia u përfshi në operacion, përpjekjet e saj nuk dhanë rezultat.

Babai i Ajetit, i rraskapitur nga lodhja dhe stresi, ka humbur ndjenjat gjatë kërkimeve, por u ndihmua në kohë nga të afërmit e tij.

Në ndihmë të kërkimeve erdhi edhe ekipi i kërkim-shpëtimit malor nga Kosova, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në lokalizimin e zonës ku ndodhej trupi i pajetë i 27-vjeçarit. Angazhimi i tyre, përkundër kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të thepisur, u vlerësua lart nga familjarët dhe banorët e zonës.

Kukës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë
07.04.2025, për humbjen e kontakteve të shtetasit A.Ll., 27 vjeç me familjaret e tij, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Grupin e Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, Policinë Kufitare, Emergjencën Civile, banorët e zonës dhe familjarët e 27 vjeçarit, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 27 vjeçarit, në një zonë të pyllëzuar malore mes fshatrave Kishaj dhe Cahan.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimim e shkakut të humbjes së jetës së 27 vjeçarit dhe dokumentimit ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu