
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merrte trajtim mjekësor.
Ditët e fundit, nga Haga Hashim Thaçi kishte vizituar babanë e tij në spital, teksa gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Thaçi