
Karnavalet dhuruan një spektakël të veçantë në Shkodër. Për herë të parë, parada e karrove dhe dritave krijoi një atmosferë magjike, duke mbushur qytetin me gjallëri dhe argëtim. Shkodranët dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria përjetuan një festë unike, ku tradita dhe kreativiteti u ndërthurën në një festim të paharrueshëm.
Ngjyrat, muzika dhe gëzimi pushtuan Shkodrën edhe këtë të diel, në aktivitetin përmbyllës të karnavaleve. Qindra qytetarë iu bashkuan festës, duke shijuar performancat dhe paradën e personazheve të maskuar. Për ta, Shkodra ishte më e bukur se kurrë më parë.
Festimet do të mbyllen me djegien tradicionale të dordolecit, një simbol i zhdukjes së fenomeneve negative në shoqëri dhe rilindjes së shpresës me afrimin e pranverës./shqiptarja