Dyshohet se tre të mitur janë gjetur të vdekur brenda disa rrënojave të një shtëpie të braktisur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Graishta tha se rreth orës 23:00, të datës 01.02.2025 janë informuar nga bashkëfshatarët për gjetjen e një trupi të pajetë brenda një shtëpie.

yacht hotel sarande

“Të njëjtit kanë njoftuar se fëmija nuk ka qenë vetëm aty, e kanë parë edhe me fëmijë të tjerë dhe kur kanë arritur edhe ekipet e Policisë, emergjenca kanë arritur t’i gjejnë edhe dy trupa të dy fëmijëve të tjerë. Deri më tani i kemi tre trupa të pajetë, janë të tre fëmijëve”- tha Graishta.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se mosha e tyre është nga 14 deri në 17 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu