Qeveria shqiptare do ta mbyllë TikTok-un, përsa kohë kompania nuk ofron zgjidhje tjetër. Këtë e tha Kryeministi Edi Rama në një intervistë të improvizuar për studentët e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës në laboratorin e ri dixhital.
Edi Rama: Për momentin ne nuk kemi një zgjidhje tjetër, jemi në dialog me TikTok, kemi parashtruar shqetësimet tona. Kemi rënë dakord që kur ata të jenë gati do të na paraqesin disa propozime për t’i adresuar këto shqetësime. Një nga pikat është se TikTok nuk e ka filtrin për Gjuhën Shqipe.
Qëndrimi i Tiranës zyrtare iu bë prezent nga Kryeministri Rama edhe ne Davos në takimin që pati me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën./Klan