Vitet e fundit Shqipëria ka demonstruar një angazhim të jashtëzakonshëm në zgjerimin e horizonteve të saj tregtare. Me një fokus të madh në diversifikimin e tregjeve të eksportit, vendi ka nisur të lidhë ura tregtare me vende të reja, disa prej të cilave nuk ishin tradicionalisht pjesë e hartës së eksporteve shqiptare. “Scan Intel” ka analizuar shifrat e INSTAT për pesë vitet e fundit për të kuptuar më mirë dinamikën e zhvillimit.

Një nga tregjet që ka shënuar rritje të dukshme është Kuba, për të cilën eksportet nuk u zhvilluan gjatë vitit 2020 dhe 2021, por që në vitin 2023 arritën në 1.9 milionë lekë, për t’u rritur më tej në 11.5 milionë lekë në vitin 2024. Po ashtu, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet tregtare me Kepin e Gjelbër, një treg që në vitin 2019 dhe 2020 nuk kishte regjistruar asnjë vlerë eksporti nga Shqipëria. Ishin konkretisht 21.4 mln lekë mallrat të eksportuara drejt këtij vendi në vitin 2024, duke reflektuar një rritje të ndjeshme.

yacht hotel sarande

Në rajonin aziatik, gjatë periudhës 2019-2024, Shqipëria ka eksportuar me Kamboxhian që nga fillimi i kësaj periudhe me një vlerë modeste prej 36,492 lekësh, ndërsa në vitin 2024 ka arritur kulmin me 4.6 milionë lekë. Ndërsa, disa tregje të tjera kanë pasur një zhvillim më të ngadaltë, siç është rasti i El Salvadorit. Në vitin 2021 eksportet arritën vlerën e 28,450 lekëve, duke u rritur ndjeshëm në 3.3 milionë lekë në vitin 2024.

Një ndër zhvillimet më të rëndësishme në pesë vitet e fundit ka qenë krijimi i marrëdhënieve tregtare me Uzbekistanin, një treg i cili në vitin 2024 arriti një total prej 55 milionë lekësh, duke shënuar një nga nivelet më të larta të eksporteve shqiptare me tregjet e reja për këtë periudhë. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se marrëdhëniet tregtare me Andorrën, Kepin e Gjelbër dhe Taxhikistanin janë forcuar ndjeshëm 5 vitet e fundit./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu