Davos – Kryeministri Edi Rama me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Davos, është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

yacht hotel sarande

 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama njofton se ai dhe lideri i Ukrainës nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë.

Sakaq kryeministri Rama nuk ka dhënë ende detaje lidhur me marrëveshjen që firmosi sot me presidentin ukrainas.

 

“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove që ka postuar në Facebook.

Kryeministri Edi Rama, shkoi në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Më herët ai u takua edhe me Christine Grahn, drejtuesen e Marrëdhënieve me Qeveritë, Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Gjatë takimit me Grahn, Rama parashtroi shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu